Tuesday, October 13, 2015

Vaji i lajthive të vendit



Material i hollësishëm përgatitur nga: Bimë Mjekësore.

Mundësuar nga e para dhe e vetmja Firmë Prodhuese e vajrave me Sistem të Ftohtë në Shqipëri,  ''Arbëria''.

Lajthia(Bot: Corylus avellana).

Për fat të mirë, kjo pemë e mrekullueshme rritet edhe në Shqipëri. Zona që ka lajthitë më të pastra biologjikisht falë tokave të pakontaminuara, është ajo e jugut tonë.

***** Firma prodhuese ARBËRIA përdor pikërisht lajthitë e kësaj zone për prodhimin e vajit të tyre me Sistem të Ftohtë 100% Natyral. Ekstraktimi i lajthive me temperaturë të ftohtë nga firma Arbëria, sjell tek ju vajin më cilësor, më kurativ dhe më të shijshëm, që prej vitit 2009 e deri sot. Vaji i ofruar nga ne, ka të gjitha cilësitë Kurative, Ushqyese dhe Mjekësore, që përmbajnë edhe vetë lajthitë pasi ky prodhim nuk përmban konservantë, ngjyrosës apo aromatizues artificialë. Si çdo prodhim tjetër i Firmës Arbëria, edhe ky vjen tek ju, plotësisht NATYRAL.

Kush i adhuron lajthitë, me siguri i çmon edhe cilësitë magjike të vajit të ekstraktuar prej tyre.

Vlerat ushqyese të Vajit dhe fryteve të Lajthisë: 

***** Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet.

Përmban; Vit. A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E, Biotinë, Acid folik, Acid oleic, Acid linoleik, Zink, Kalcium, Magnez, Hekur, Kalium, Potasium, Proteina, Karbohidrate, Beta-sitosterol, Vitamina e Minerale esenciale, Sidomos Vit E (rreth 88%) e cila njihet për vetitë e saj Rinuese. Të gjitha këto i japin lajthisë një vend shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Të konsumosh vetem 25-30 gramë në ditë është e mjaftueshme për të marrë VITAMINËN E dhe një mënyrë shumë e mirë në mbrojtjen e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. Vaji i prodhuar / ekstraktuar nga lajthia, është i shkëlqyer nëse është i Prodhuar me Sistemin / Temperaturën e Ftohtë siç e Prodhon Firma ARBËRIA.
Ky vaj i cili ka ngjyrë të verdhë dhe aromë të mrekullueshme, nëse përzihet me ndonjë vaj esencial ka cilësi të shumëfishta. Luan një rol shumë të rëndësishëm në zhivillimin e organizmit, zhvillimin mendor, muskular dhe kockor (sidomos për fëmijët që janë në rritje e sipër). 


I pajisur me kaq shumë vlera ushqyese natyrale, mund të përdoret për sallatëra, ëmbëlsira, sallatë frutash, si aromatizues etj. Tek të rriturit jep energji dhe mirëqënie të përgjithshme.


Përdorimi në estetikë: Vaji i lajthisë përdoret për masazhe të fytyrës dhe trupit, si edhe aromaterapi. Ai është relaksues perfekt. Ushqen në thellësi lëkurën, e rinon, i jep freski dhe shkëlqim lekurave të lodhura dhe të keqtrajtuara nga kimikatet. Falë të gjitha vitaminave që përmban e rigjeneron dhe e ëmbëlson pamjen e saj. Çfarëdo lloj lëkure që të keni, ajo mund të përdoret për kujdesin ndaj saj dhe rituale bukurie në çdo kohë.


Vaji i lajthisë vepron si emolient dhe zbutës, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojnë atë të zbusi lëkurën në thellësi. Pra, ky është shumë i përdorur sidomos në hidratimin e lëkurave të thata, ndërkohë që stabilizon yndyrën tek lëkurat mikse dhe të yndyrshme. Ky përthithet shumë lehtë nga lëkura. Nuk ka efekte anësore dhe përdoret në shumë produkte kozmetike. Ka veti antibakteriale (falë së cilës ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve) gjithashtu ka veti shtrënguese (tonifikuese) për lëkurën dhe ndihmon në mbylljen e poreve. Vetitë e shëndetshme rivitalizuese që ka, e bën përfekte për masazhe fytyre dhe trupi.
Shumë i përdorur në Aromaterapi, të jep një eksperience fantastike, qetësuese, rigjeneruese, lehtësuese të stresit mendor dhe fizik të dhuron një ditë çlodhëse dhe të këndshme. Përveçse çliron nervat e acaruara, masazhi i rregullt me këtë vaj ndihmon edhe në forcmin e kapilarëve të lëkurës. E pra, nëse po kërkoni diçka të pagabueshme për veten ja ku e keni, një vaj fantastik 100% Natyral dhe të freskët, i cili nuk lë ndjesinë e yndyrës.


Vaji i lajthisë përdoret edhe si mbrojtës diellor, bllokon rrezet e dëmshme të tij. Për një efekt sa më të mirë ai mund të përzihet me vaj Suzami, i cili kemi thenë që përmban SPF Nayrale, ose me vaj avokadoje apo arre. Siç e përmendëm edhe më lart, Vitamina E e bën këtë vaj antioksidant primar. Vitamina E zgjidh shumë probleme të moshës, si rudhat, poret e hapura apo kapilarët e kuq. Radikalet e lira japin maksimumin e tyre në shaktërrimin e lëkurës dhe qelizave të saj por aplikimi i rregullt i vajit të ljathisë do të na ndihmojë për të eliminuar veprimet negative të radikaleve të lira.

Përdorimi për flokët: Shumë e shumë njerëz sot po i lyejnë floket qoftë për modë, qoftë për të mbuluar thinjat. Por larja e shpeshtë bën që ato të duken të zbehta dhe pa jetë. Për ta ruajtur efektin e bojës për një kohë sa me gjatë dhe sa më intensive, aplikoni vaj Lajthie para larjes normale me shampoo, ose shtoni vaj lajthie në përzierjen e bojës. Kjo mënyrë do ta forcojë flokun, do t’u dhurojë shkëlqim, butësi e gjallëri falë Vitaminave e Mineraleve kryesisht Vitaminë E dhe Biotin, shumë të rëndësishme për parandalimin e rënies.

KUJDES! Të gjitha këto cilësi që përmendëm, i përmban vetëm vaji i Cilësisë së Parë. Një vaj i përpunuar, i vjetër, me konservantë, dhe i ruajtur në kushte jo të mira, i ekspozuar ndaj dritës dhe temperaturave të ngrohta, nuk ka as 1 / 100 e këtyre cilësive magjike. 

Konservantët përveçse shaktërrojnë vlerat natyrale të produktit duke e bërë atë jo efektiv, shkatërrojnë edhe organizmin onë duke sjellë sëmundje të ndryshme. Një produkt me afat skadence të gjatë, është tregues i qartë i përmbajtjes së konservantëve.


Cilësinë e PARË e gjeni tek Bimë Mjekësore.
60 ml - 7 mijë lekë të vjetra. Prodhim Javor super të freskët!

Ju mirëpresim të gjithëve!

No comments:

Post a Comment