Tuesday, January 13, 2015

Produkt i RI - Krem me vajin e Makadamias

Ky produkt bën pjesë në Serinë Luksoze - Limited Edition

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore

Copyright: Firma Prodhuese Arbëria & 
Bimë Mjekësore

Vaji i makadamias, për një lëkurë të re e të shëndetshme


Origjina e vajit të makadamias
Vaji i makadamias biologjikisht i pastër përfitohet duke shtrydhur me sistemin e ftohtë arrat (frytet) e pemës së makadamias.
Pema e makadamias e ka origjinën nga Australia, por tani kultivohet edhe në Sh.B.A., në Brazil, në Bolivi, në Afrikën e Jugut, në Havai, në Zelandën e Re, në Izrael, etj. Kjo pemë, frytet e para i jep gjashtë-shtatë vjetë pas mbjelljes.
Vaji i makadamias konsiderohet një vaj i veçantë, special, sepse është i vetmi që përmban acid esencial palmitoleik, i cili është një acid esencial i pranishëm në sebon (yndyrën) e lëkurës sonë. Për këtë arssye, vaji i makadamias ka ngjashmëri natyrale me yndyrën e lëkurës.
Vaji natyral, biologjikisht i pastër i makadamias ka ngjyrë të verdhë të kthjellët, është fluid dhe ka aromë neutrale.  Vaji i makadamias jeton gjatë. Në ambiente të freskëta, pa dritë, reziston 1 vit pa i humbur cilësitë e tij të mrekullueshme.

Përbërja e vajit të makadamias
                                                          
Përbërëst kryesorë të vajit të makadamias janë:

1 – Acid oleik .................................... 60 %
2 – Acid palmitoleik .......................... 19 %
3 – Acid linoleik .................................2.8 %
4 – Acid linoleik .................................1  %, etj.

Cilësitë kryesore vepruese të tij

  1 – Ushqyes. Duke patur një përbërje të pasur me acide yndyrore të njëjta me ato të lëkurës, veçanërisht me acid palmitoleik, e ushqen lëkurën në mënyrë natyrale, me efektivitet shumë të lartë.
  2 – Hidratues (Siguron stabilitet të shkallës së hidratimit të lëkurës)
  3 – Elastizues
  4 – Ekuilibrues i çmuar i sekrecionit lipidik (yndyror) të lëkurës
  5 – Antimoshë
  6 – Zbutës
  7 – Depërtues shumë i mirë. Përthithet shpejt, nuk krijon shtresë yndyrore artificiale dhe nuk bllokon poret e frymëmarrjes natyrale të lëkurës.
  8 – Antizmaliaturë
  9 – Mbrojtës nga veprimi i diellit dhe i erës
10 – Stimulon mikroqarkullimin lokal (të gjakut në sipërfaqe të lëkurës)
11 – Ka cilësi cikatrizuese dhe lenitive (qetësuese të acarimeve në përgjithësi). Lëkurës i jep hieshi të admirueshme.

Pse rekomandohet përdorimi i vajit të makadamias

Vaji i makadamias është i pasur me acide yndyrore në përgjithësi dhe, veçanërisht me acid yndyror palmitoleik – i njohur edhe si omega – 7. Ky është një acid yndyror njëfish i pangopur (monoinsaturo), që shërben për metabolizmin e lipideve.
Acidi yndyror palmitoleik gjindet në përbërje të yndyrës natyrale të lëkurës, sidomos te fëmijët e porsalindur dhe në përgjithësi gjindet në lëkurën e gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve, por me kalimin e viteve, sasia e acidit palmitoleik (omega – 7) në lëkurë pakësohet vazhdimisht, duke u hapur udhë rrudhave dhe plakjes së saj.
Vaji i makadamias ndihmon që lëkura të pasurohet me këtë substancë (omega – 7) dhe, në këtë mënyrë bëhet një mjet i përsosur për të patur një lëkurë të re dhe të shëndetshme.

Vaji i makadamias këshillohet në këto raste

n  është veçanërisht hidratues dhe zbutës për lëkurë të thatë dhe për lëkurë të varur. Thithet shpejt dhe nuk lë gjurmë yndyre në sipërfaqe të lëkurës
n  këshillohet kundër kuperozës dhe kundër problemeve të shkaktuara nga qarkullimi jo i mirë i gjakut në lëkurë
n  këshillohet në lëkurë mikse
n  në lëkurë të yndyrshme
n  në trajtimin e lëkurës së irrituar
n  në lëkurë me cikatrice
n  për trajtimin e lëkurës delikate, të ndjeshme ose të dëmtuar
n  për parandalim të zmaliaturave
n  është një vaj ekstra për masazh, natyrisht i pasuruar me vajra esencialë sipas dëshirës.

Mënyrat e përdorimit

n  Vaji i makadamias përdoret i vetëm, duke u vendosur dy herë në ditë direkt në lëkurë me një masazh të lehtë, si çdo vaj tjetër.
n  Përdoret, sipas rastit dhe porosisë për rastet specifike, i kombinuar me vaj bajame, lajthie, avokado, jojobe etj.
n  Përdoret në përbërje të shumë lloje kremrash dhe maskash
n  Përdoret për masazh të gjithë trupit.
n  Përdoret edhe për konsum ushqimor, përgatitje dhe skuqje ushiqmesh, ëmbëlsira etj.  


Kremi i përgatitur me vajin e makadamias, është një eliksir bukurie për të gjitha moshat. I përshtatshëm për të ruajtur freskinë e lëkurave të reja dhe për të rigjeneruar e rikthyer vitalitetin lëkurave të lodhura. 
Në bashkëpunim me dyllin e bletës, vetitë kurative dhe mirëmbajtëse të këtij kremi shumëfishohen, duke e bërë këtë krem një produkt të çmueshëm për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës. I pasur me phytosterole të cilat kanë ndikim të madh në lëkurë ky krem ka cilësi qetësuese dhe kuruese, ja pse e kryen në mënyrë perfekte funksionin mbrojtës ndaj lëkurës. Phytosterolet e ndihmojnë lëkurën të rekuperojë nga dëmtimet që mund të kenë shkaktuar produktet kozmetike kimike, mosha, apo aknet.  I përdorur për mirëmbajtje në moshat e reja ky krem do të ruajë gjatë freskinë, shkëlqimin dhe bukurinë rinore të lëkurës.



Vetëm me porosi individuale tek Bimë Mjekësore


Macadamia day Elixir - 9 000 lekë

Macadamia night Cure - 8 500 lekë


Adresat:
Tiranë - 30 metra mbi qendrën Stefan (mbi pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Ora 12:00-19:00. Dyqani ka tabelën Bimë Mjekësore. 

Durrës - Në katin e parë të Soho Lounge ora 09:00-20:00. Mund të orjentoheni nëpërmjet tabelës Bimë Mjekësore

Ju mirëpresim!

No comments:

Post a Comment