Thursday, October 9, 2014

Maska Multifunksionale Efira

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore.

Maska Multifunksionale EFIRA - Një maskë e përshtatur për të gjitha llojet e lëkurës. Ndihmon në zbehjen e njollave kafe, qukave, pakësim të akneve, pikave te zeza dhe papastërtive të tjera të padukshme.

30 ml – 18 mijë lekë (të vjetra). 

Kjo maskë ka dozën e mjaftueshme për 10-13 aplikacione, nëse përdoret sipas udhëzimit tonë zgjat rreth 2 muaj.


Të ruhet ne frigorifer!

Maskë eksfoliante, Rigjeneruese, Zbardhuese, dhe masazhuese.

Efira është një maskë 100% Natyrale dhe pa konservantë, prodhuar sipas një formule të vjetër, sekret i Bukurisë së Mbretëreshave ILIRE, Epirotase, Maqedonase dhe Greke, me vonë e shpërndarë në të gjithë Europën dhe Orient, ku bukuria e femrës adhurohet si një gjë e shenjtë.
Përdoret për çdo lloj lëkure dhe në çdo moshë mbi 18 vjeç.
Ka efekt peeling (heq qelizat e vdekura), Natyral, aspak agresiv, të ngadalshëm por të vazhdueshëm. Duke hequr qelizat e vdekura, ndihmon në rigjenerimin natyral të lëkurës dhe fytyrës, në eliminimin e rudhave të vogla e të mesme dhe në zbutjen e rudhave të mëdha. Njëkohësisht ka edhe efekt zbardhues. Të gjitha këto vihen re që në ditët e para të përdorimit.



E veçanta e kësaj maske është efekti i saj masazhues dhe tonifikues.

Mënyra e përdorimit:

Merrni gjysëm luge kafeje nga kjo maskë balsamike. Hidheni në një filxhan kafeje. Shtoni 15-25 pika lëng limoni të freskët. Përziejeni mirë dhe pastaj, me gishtat e dorës shpërndajeni në gjithë fytyrën dhe qafë, duke masazhuar lehtë, derisa të mbarojë e gjihtë sasia që pregatitët. Këtë maskë duhet ta mbani në lëkurë 15-30 minuta. Pas tre-katër minutash do të ndjeni në fytyrë një shtrëngim të lehtë që vjen duke u shtuar. Mos u shqetësoni, maska është duke bërë punën e vet. Nëse keni ndonjë plasaritje ose dëmtim tjetër të lëkurës mund të ndjeni një djegie të lehtë ose pak a shumë. Asnjë shqetësim. Kalon shpejt dhe lëkura riparohet.
Pasi të kalojnë minutat e nevojshme, shpëlajeni fytyrën me ujë pak të vakët. Nëse ju djegin sytë mos u shqetësoni, është efekti i limonit. Shpëlajini mirë sytë dhe djegia kalon menjëherë.
Dy-tre minuta pas shpëlarjes vendosni në fytyrë një krem ushqyes natyral mundësisht me baza bimore.
Kjo maskë, në fillim përdoret tre ditë rrjesht, pastaj një ditë po një ditë jo, dhe, pas stabilizmit të lëkurës duhet përdorur vetëm 2 herë në jave.
Sasia e saj mjafton për rreth 10-13 aplikacione. Përdoret deri në 3 muaj pas hapjes.


Kujdes! Kjo maskë nuk mund të përdoret nga ata që janë alergjikë ndaj limonit ose mjaltit!



Trajtimi i njollave kafe në lëkurë 


Për trajtimin e njollave kafe në lëkurë (njolla kafe nga dielli apo shtatzania dhe qukat) ne rekomandojmë 3 produkte Bimore 100% Natyrale:

1. Vaji i linit. Ky produkt duhet konsumuar sipas udhëzimit që ka në kuti. Efektet e tij janë; pastrimi i gjakut nga toksinat, dhe pasurimi i organizmit me vitamina të vlefshme për mirëmbajtjen dhe shkëlqimin e lëkurës. Një shishe 110 ml kushton 8 mijë lekë të vjetra.

2. Maska Efira. E pasur me mjaltë dhe vajra natyralë, kjo maskë ndihmon në zbehjen e njollave kafe nga dielli apo shtatzania, zbehjen e qukave, pastrimin e pikave të zeza dhe papastërtive të tjera. Kjo maskë bën një rigjenerim gradual të lëkurës nga shenjat e akneve, dhe neutralizim të ngjyrës së saj, duke ju ndihmuar të evitoni pak nga pak, pudrën apo fondotintën.  30 gramë - 18 mijë lekë të vjetra.


3. Kremi Amigdal New. Ky krem dite përmban filtra mbrojtës shumë delikatë plotësisht natyralë. Baza e tij është dylli i pastër (i papërpunuar) i Bletëve, përbërës ky që i jep kremërave tanë cilësi të larta rigjeneruese dhe mbrojtëse. I pasuruar me vajra natyralë dhe ekstrakte lulesh e bimësh, ky krem ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës, dhe parandalimin e njollave kafe. Duke qenë tërësisht natyral, kremi Amigdal New përdoret për të gjitha zonat delikate pa përjashtim, për fytyrën, lëkurën e hollë rreth syve dhe dekoltenë. Përgatitet vetëm me porosi individuale sipas kërkesave dhe nevojave të lëkurës e moshës suaj, në dyqanin Bimë Mjekësore. Masa 35 gramë kushton 35 mijë lekë të vjetra. 

Përdorimi i këtyre tre produkteve bimore, duhet vazhduar në mënyrë korrekte për të paktën 6 muaj. Vetëm kështu do të arrini rezultate të mira në zbehjen e njollave. Është e këshillueshme që gjatë kohës që përdorni produktet e linjës sonë, të mos përdorni produkte shtesë të linjave të tjera të cilat mund të kenë përmbajtje të dyshimtë. Përzierja e linjave (produkteve) të ndryshme në lëkurë, mund të sjelli gjendje kaotike duke shkaktuar kundërndikime në lëkurën e fytyrës. 


Në foto shohim rezultatet e njërës prej klienteve tona, e cila e ka trajtuar fytyrën rregullisht me 3 produktet që përmendëm më lart :)



ADRESAT tona në të cilat ju mirëpresim:

Tiranë - Bimë Mjekësore  - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri). Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.


Durrës - (përballë Torres) Në ambjentet e katit të Parë të Soho Lounge - Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.


No comments:

Post a Comment