Tuesday, November 26, 2013

Argjil jeshil

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore.


Përgatitur nga: Bimë Mjekësore.

Adresat:   

Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:30.

Durrës - Ne katin e Pare të Soho Lounge - Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.
Është një nga antiseptikët natyralë më të fuqishëm, ka cilësi anti inflamatore, ndal gjakderdhjen (në raste gëvishtjesh apo plagësh të lehta), lidh dhe forcon indet e lëkurës, riminineralizon sistemin, ka fuqi të jashtëzakonshme përthithëse (falë përbërjes me mikro molekula) ndaj dhe pastron thellësisht papastërtitë dhe toksinat. Veprimi i tij tonifikues, stimulon lëkurën të sjellë gjak tek qelizat e dëmtuara të saj, duke rigjallëruar dhe shtrënguar poret.
Argjila jeshile franceze, është e mrekullueshme për pastrimin e lëkurës. Përdoreni një herë në javë për të larguar papastërtitë dhe yndyrën. Ky produkt,  është plotësisht natyral dhe i paaromatizuar artificialisht.

Trajtimi i ftohtë. Përdorni ujë të ftohtë për të bërë një maskë. Kjo përdoret zakonisht në vende të skuqura e të acaruara. Temperatura e ftohtë ndihmon në pakësimin e skuqjeve dhe acarimeve.
Trajtimi i ngrohtë. Asnjëherë mos përdorni ujë të ngrohtë direkt për ta përzier me argjilen. Pregatiteni me temperaturë ambjenti, më pas vendoseni në një enë të ngrohtë qeramike, të mbushur me ujë të ngrohtë (si banjo mari). Mos e nxehni shumë sepse mund t’ju djegë lëkurën kur ta aplikoni. Kjo temperaturë përdoret për të riparuar dhe rigjeneruar zona që nuk janë të skuqura apo të acaruara.
Trajtimi në temperaturë ambienti: Pregatiteni argjilën me ujë të mbajtur në temperaturë ambienti. Kjo, bëhet në rast se nuk jeni të sigurt se cila temperaturë mund t’ju përshtatet më shumë, ose kur nuk keni kohë ta ngrohni ose ta përgatisni me ujë të ftohtë.

Maska për pastrim fytyre
Receta nr. 1
Për lëkurë të yndyrshme.
Merrni ½ lugë gjelle me argjilë dhe po aq ujë. Shtoni 2-3 pika vaj esencial të livandos i cili është ndihmës edhe  për pikat e zeza dhe 2 pika vaj esencial romzarine, ndihmës për të eliminuar yndyrën. Përzieji mirë derisa të bëhet si pastë. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.

Receta nr. 2
Trajtim SPA me argjilë për lëkurë të thatë.
Merrni ¼ filxhan kafeje me argjile dhe po aq ujë. Përzieji mirë derisa të bëhet si pastë. Shto 2 lugë gjelle me mjaltë dhe pak banane ose avokado. Përzieji përsëri derisa të përftohet një masë kremoze. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.

Receta nr. 3
Për çdo lloj lëkure.
1 lugë gjelle me argjilë, 2 lugë gjelle me kos natyral. Përzieji mirë derisa kjo masë të bëhet kremoze. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje 10 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët.

Kujdes!  Shmangni zonën  e syve sa herë që aplikoni maskat me argjilë. Shpërndarjen e maskave në fytyrë, bëjeni në mënyrë delikate dhe të ngadaltë, dhe në formë masazhi të lehtë. Mos ushtroni forcë apo tërheqje të lëkurës.

Për të larguar erën e pakëndshme të këmbëve.
Përgatisni një pastë me ujë mineral dhe 2-3 lugë gjelle me argjile jeshile. Shtoni 3-4 pika vaj esencial sherebele dhe lyeni shputat e këmbëve.  Izolojini duke i mbështjellë me një plasmas dhe mbaji për 10-15 minuta. Shpëlajini me ujë të ftohtë.


2 comments:

  1. Argjila e gjelbër është çudibërëse. Kam vite që e përdor dhe cilësia e argjilës tuaj është më e mira që kam provuar deri më sot.

    ReplyDelete