Friday, October 11, 2013

Vaji i Sinapit për flokët

Copyright: Bimë Mjekësore & Firma Prodhuese ''ARBËRIA''


 Këtë vaj mund ta porositni vetëm në ADRESAT:

Tiranë: Bimë Mjekësore  30 metra mbi qendrën Stefan. 

Durrës:  Soho Lounge (kati i parë) 


1 shishe 60 ml - 9 mijë lekë (të vjetra).



           Vaji i sinapit është një produkt tonizues dhe përforcues  perfekt për flokët www.facebook.com/Orjent.Line

Ky vaj është një stimulues i fuqishëm natyral për rritjen e flokëve, duke ushqyer drejpërdrejt rrënjën e tyre me vitamina të domosdoshme, si dhe duke shtuar njëkohësisht
fluksin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.
Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti që vaji i sinapit kryen edhe veprim të fuqishëm pastrues nga mikrobet, të lëkurës së kokës, për shkak të cilësive të tij baktericide.
Ndërkohë, riekuilibron prodhimin e sebos, duke luftuar me sukses zbokthin, i cili është një nga shkaqet  kryesore të rënies së flokëve.

Efekti i përdorimit të vajit të sinapit në flokë është befasues: flokët bëhen të butë, të lëshuar e të rrëshqitshëm, si prej mëndafshi. Ky vaj e lehtëson shumë krehjen e çdo lloj floku, edhe të atyre me kaçurela kapriçoze.


Vaji i sinapit iu jep flokëve pamje të bukur, iu jep shkëlqim dhe gjallëri dhe volum, i bën më të plotë.


              Mënyra praktike të kurimit dhe të kujdesit të flokëve me vaj  sinapiwww.facebook.com/Orjent.Line

1       – a) - Në qoftë se dikush vuan prej shumë kohësh nga zbokthi dhe nuk e heq dot
qafe atë, mund të provojë me sukses vajin e sinapit.
                Për të hequr qafe zbokthin dhe, njëkohësisht për të forcuar e zbukuruar flokët, merr 50 gr. rrënjë hithre të grirë, merr edhe 100 ml. vaj sinapi, ngrohi 15 minuta në banjo-mari, pastaj vendosi në një vend pa dritë dhe leri në qetësi 15 ditë. Pas kësaj kohe filtroje vajin dhe përdore për të lyer tre herë në javë lëkurën e kokës. Pas dy orësh, ose më shumë, koka duhet larë me shampo natyrale.
                         b) – Për të njëjtin problem, mund të përdoret edhe vaj i pastër sinapi, në të cilin tretim një, ose dy gram vaj rozmarine, për 100 gr. vaj. Me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, një ose dy herë në javë, sipas llojit dhe ndjeshmërisë individuale të flokëve. 
2       -- Vaji i sinapit mund të përdoret edhe i vetëm, direkt në lëkurën e kokës.
Shpërndahet me gishtat e dorës, duke masazhuar lehtë gjithë lëkurën.
                Nëse nuk jep nxehje të tepruar të lëkurës, larja mund të bëhet pas një ore ose më shumë, sipas nevojës. Nëse jep nxehje të tepruar, për shkak të ndjeshmërisë tuaj të lartë, lajeni kokën shpejt dhe, herën tjetër vajin e sinapit duhet ta përzieni me vaj lini ose ulliri. Në këtë mënyrë efekti mund të jetë më i ngadalshëm, por më i sigurtë. Ky trajtim duhet bërë një, ose dy herë në javë, sipas nevojës.
3       --  Maskë me vaj sinapi dhe me sheqer, që ndihmon për forcimin dhe për
rritjen e shpejtë të flokëve. Shërben edhe për ripërtëritje të flokëve pas dëmtimit nga dielli, ose pas shfaqjes së dopio majave.

 Maska me vaj sinapi për flokët, në lëkurën e kokës krijon efekt ngrohës, shton qarkullimin e gjakut dhe ushqen mirë rrënjët e flokëve. Si rezultat i këtij ndikimi, flokët bëhen më të fortë e më të dendur. Vaji i sinapit ka edhe cilësi tharëse, përthith yndyrën dhe  normalizon funksionin e gjëndrave yndyrore, prandaj, i papërzier përdoret më shumë si maskë për flokë të yndyrshëm.
Për flokë normalë, ose të thatë, ky vaj, edhe në maska, përzihet në raport 1:1 me vaj lini ose me vaj kokosi.
              
              Receta e maskës me vaj sinapi dhe me sheqer për forcimin dhe rritjen e shpejtë të flokëve: www.facebook.com/Orjent.Line

 Merr 2 lugë gjelle vaj sinapi të shtrydhur me sistemin e ftohtë, shtoi 1 lugë kafeje me sheqer dhe përzieji mirë, gjersa sheqeri të tretet plotësisht. Kësaj maske mund t’i shtohet edhe gjysmë e verdhë veze dhe një lugë çaji vaj lini. (Shqerin mund ta zëvendësojmë me mjaltë.)
Pasi gjithçka është përzier mirë, me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, duke e masazhuar pa pushim disa minuta.
             
            Kujdes!
n  Para përdorimit të kësaj maske, bëni një prove alergjie në një pjesë të vogël
të lëkurës së kokës. Nëse prova e lejon përdorimin e kësaj maske, vazhdoni me qetësi.
n Pas lyerjes së kokës me këtë maskë, lëkura duhet të ngrohet, më pak ose më
shumë, sipas llojit të vajit të përdorur (sepse ekzistojnë disa lloje të ndryshme sinapi). Nëse ngrohja është lehtësisht e perceptueshme, domethënë normale, maskën mund ta mbash nga 30 minuta deri në 2 orë, pastaj e lan me shampo natyrale.
n  Në qoftë se ngrohja është e pakët, e pamjaftueshme, herën tjetër shto edhe
një tjetër lugë kafeje me sheqer.
n  Në qoftë se ngrohja është e fortë qysh në fillim, dhe, në qoftë se shkon deri
në nxehje, koka duhet larë menjëherë dhe, herën tjetër në maskë hidh vetëm gjysmë lugë kafeje me sheqer.

      Nëse keni flokë normalë, kjo maskë bëhet një herë në javë. Nëse flokët tuaj janë të yndyrshëm, këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë, deri në stabilizim të yndyrës, pastaj vazhdoni ta vendosni një herë në javë.

      Nëse flokët tuaj janë të thatë, vaji që pëdoret në këtë maskë duhet përzier në raport 1:1 me vaj lini, ose me vaj kokosi.



No comments:

Post a Comment