Wednesday, October 2, 2013

Flokë të hollë pa volum? Ja zgjidhja.

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore.


Copyright: Bimë Mjekësore & Firma Prodhuese ''ARBËRIA''

Nuk lejohet kopjimi dhe përdorimi i këtij materiali pa Autorizimin e Bimë Mjekësore.

Bimë Mjekësore

Në mënyrë që flokët të jenë sa më të shëndetshëm, ato kanë nevojë për Vajra të shëndetshëm Bimorë, 100% NATYRALË. 

Plotësisht të Efektshëm janë vetëm vajrat e prodhuar me Sistemin e Ftohtë (COLD PRESSED).

Nëse nuk keni sukses me trajtimin e flokëve nuk jeni duke përdorur produktet e duhura.
Keni flokë të hollë, pa volum, ndoshta edhe me yndyrë?

Provoni vajin e mrekullueshëm të Lajthive ose Bajameve të ëmbla. 


Receta 1: www.facebook.com/Orjent.Line

Merrni 1 ose 2 lugë kafeje (në varësi të flokut tuaj) me vaj bajamesh ose lajthie. Ngroheni në temp të ulët.
Pasi të jetë ngrohur dhe të ketë një temperaturë të durueshme, filloni të bëni masazh në skalp (me lëvizje rrethore). lyeni edhe gjatësinë dhe majat e flokut. Nëse doni më tepër volum, ose keni yndyrë apo zbokth mund t'i shtoni 5-10 pika vaj esencial të mentes ose rozmarinës. Mbajeni për  15-20 minuta, lajni flokët me shampon e zakonshme. Përdoreni këtë maskë 1, 2 ose 3 herë në javë në varësi të problemeve që keni me flokët.


Receta 2: www.facebook.com/Orjent.Line 

Pas larjes me shampo dhe pasi t'i keni tharë pakëz flokët, aplikoni përsëri disa pika të vajit të lajthise ose bajames, me pëllëmbët e duarve në flokët tuaj. Aplikojeni e me kujdes në mënyrë që të mos duken të yndyrshme. Më pas thajini plotësisht. Kësthu do të keni më shum volum, shkëlqim dhe flokë më të fortë. 

Vaji i Lajthive falë cilësive të tij Natyrale, ka aftësinë të mbrojë flokët nga rrezet e dëmshme UV. 
Është shkencërisht e vërtetuar se ky vaj, e ndalon flokun t'i oksidohet (vjetërsohet) ngjyra. E ruan ngjyrën e tyre (natyrale ose fallco) 3 herë më gjatë. 

Për shkak të lyerjeve dhe trajtimeve të shpeshta, floku vjetërsohet, bie dhe dëmtohet. 
Është shkencërisht e vërtetuar se vaji i lajthive penetron në strukturën e flokut (hair cortex) pjesa më e brendshme e flokut e cila ruan elasticitetin, kaçurrelat, ondet. Ky vaj ndihmon pra, në ruajtjen e bojës që nga rrënja, duke i dhuruar flokut edhe Volum, Forcë tek rrënjët, Elasticitet, Butësi, Shkëlqim, dhe skalp më të shëndetshëm. 


Shtojini bojës së flokëve 1/2 filxhan kafeje me vaj lajthie, ajo do të rezistojë më gjatë. Përveç kesaj rrënja nuk do të dëmtohet shumë. Do të keni më shumë shkëlqim, rrënjë të forta dhe butësi, fale Vitaminave & Mineraleve që përmban Lajthia.


Prodhim i Firmës Arbëria. 100% Natyral pa konservantë.

Sigurohuni që Vajrat e LAJTHISË dhe BAJAMEVE të ëmbla, të jenë 100% Natyrale dhe pa Konservantë. Të Prodhuara me Sistemin e Ftohtë ato kanë të gjitha cilësitë Kurative dhe Ushqyese.

Vaji që gjendet në Dyqanin Bimë Mjekësore, karakterizohet nga një aromë e plotë intensive dhe e freskët. Ai nuk përmban Konservantë. 1 shishe me vaj Bajamesh ose Lajthie, 60 ml - 7 mijë lekë të vjetra. 


ADRESAT tona:
TiranëBimë Mjekësore -  30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri).  Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

Bimë Mjekësore Durrës - Produktet Arbëria  - Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 10:00-20:00.

1 comment:

  1. Te gjitha sa thoni ju Bime mjekesore jane shume te verteta. Edhe vaji i rozmarines ne shampo me ka ndihmuar shume per volumin. Ju falenderoj per gjithcka.

    ReplyDelete