Tuesday, September 17, 2013

Vaji i farave të sinapit (vaji i farave të mustardës)

Copyright: Bimë Mjekësore & Firma Prodhuese ''ARBËRIA''

Ky material nuk mund të kopjohet apo përdoret pa autorizimin e firmës ''Arbëria''.


Informacion  i përgjithshëm për vajin e sinapit dhe për përdorimin e tijveçanërisht në kozmetikë.


Lulja e sinapit 
         
Përbërja e vajit të sinapit: www.facebook.com/Orjent.Line

           Vaji i sinapit ka një përmbajtje të lartë substancash bioaktive, që janë shumë të dobishme për trupin e njeriut, si, vitamina (A, E, D, B/3, B/6, B/4, K, P), acide yndyrore shumë të ngopura, fitosterole, klorofilë, substanca eterore, glukozide, etj.
            Vaji i sinapit përmban sasi të mëdha acid linoleik (omega-6) dhe acid linolenik (omega-3), i cili në trupin e njeriut ka veprim të njëjtë me acidet e shumë ngopura omega-3 që përmban vaji i linit dhe vaji i peshkut. 
            Vitamina A, kontribuon veçanërisht për forcimin e sistemit imunitar dhe për zhvillimin e plotë të trupit njerëzor. Ka efekt mirëbërës në organet e shikimit, përmirëson funksionimin e epitelit të lëkurës dhe të mukozave.
            Vitamina E (të cilin vaji i sinapit e përmban shumë herë më tepër se vaji i lulediellit), ka veprim mbrojtës, antinflamator, cikatrizues dhe rigjenerues. Vitamina E ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak, normalizon koagulimin e gjakut (duke parandaluar kështu formimin e copëzave të ngrira – coaguli – të gjakut), forcon paretet e enëve të gjakut dhe kapilarëve, mbron zemrën nga  mungesa e magnezit dhe oksigjenit.
            Vaji i sinapit, nëpërmjet vitaminës E, që e përmban me shumicë, luan një rol themelor në funksionimin e organeve të riprodhimit, veçanërisht te femrat.
            Vitamina D. Vaji i sinapit është një burim shumë i mirë i vitaminës D. Kjo vitaminë, veçanërisht e rëndësishme, te vaji i sinapit gjindet 1.5 herë më shumë sesa te vaji i lulediellit.
            Vitamina D ndihmon organizmin për të ruajtur nivele ematike normale të fosforit dhe të kalçiumit, të cilët janë të nevojshëm për një rritje korrekte dhe për forcimin e kockave (Vitamina D është mbrojtësi më i mirë kundër rakitizmit dhe osteoporozës).
             Vitamina D forcon sistemin imunitar, përmirëson punën e gjëdrës tiroidale, pengon lindjen dhe zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskulare dhe të lëkurës. Gjithashtu, vitamina D përdoret edhe për parandalimin, apo kurimin e sklerozës multipla, si dhe të disa lloje kanceri (leuçemisë, tumorit të vezoreve, të gjoksit, të prostatës dhe të kokës).
Vitamina B/6, të cilin e përmban vaji i sinapit, përveç rëndësisë që ka për ripërtëritjen e florës së zorrëve, rregullon kolesterolin dhe sheqerin në gjak, përmirëson punën e sistemit nervor qendror dhe periferik (vit. B/6 është antidepresiv natyral). Vit. B/6 nga shumë mjekë quhet vitamina “e femrave”, sepse ndihmon për të ruajtur një ekuilibër hormonal normal, dhe, ka veprim mirëbërës në sistemin riprodhues femëror.  
Jo më pak të rëndësishme janë edhe vitaminat B/3, B/4 dhe K (vitamina antihemoragjike)...
Në përbërje të vajit të sinapit gjinden edhe nivele të larta substancash biologjikisht aktive të quajtura fitosterole. Fitosterolet përndryshe quhen “hormone vegjetale”. Fitosterolet kanë cilësi antibakterike dhe antitumorale, etj., etj.

Në përgjithësi, cilësitë kryesore të vajit të sinapit janë këto:

n  baktericid
n  analgjezik (zbut ose heq dhimbjet në lëkurë, në muskuj dhe në kyçe)
n  antihelmintik (vepron kundër parazitëve të zorrëve)
n  antitumoral
n  antiseptik
n  imunomodulator
n  antiviral
n  tonik
n  hiperemik (ngrohës, nëpërmjet shtimit të qarkullimit të gjakut në zonën e masazhuar)
n  dekongjestionues
n  antiakne
n  shërues plagësh
n  antimikotik
n  antiekzemë
n  antipsoriazë
n  antireumatik
n  antiartritik, etj.

Përdorimi i vajit të sinapit për problemet e shëndetit:

1.      -  Përdoret në kuzhinë, veçanërisht për ushqime dietetike
2.      – Trajton sëmundjet e sistemit kardiovaskolar
3.      – Forcon imunitetin
4.      – Parandalon infeksionet virale dhe bakteriale
5.      – Trajton sëmundjet e sistemit të tretjes
6.      – Lufton  parazitët
7.      – Ristabilizon ekuilibrin hormonal te femrat
8.      – Lehtëson problemet e menopauzës
9.      – Ndihmon kundër diabetit melito (që nuk përdorin insulinë)
10.  Përdoret për parandalimin e anemisë
11.  Vaji i sinapit është një ndihmës i fuqishëm për forcimin dhe rritjen e flokëve
12.  Ndihmon kundër obezitetit
13.  Përdoret për trajtimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes
14.  Përdoret për kurimin e sëmundjeve të lëkurës
15.  Kuron sëmundjet mykotike

              Vaji i sinapit nuk përdoret në këto raste:

1.   – Në hiperndjeshmëri individuale ndaj këtij produkti
2.   – Nuk këshillohet kur dikush vuan nga ulçera gastrike dhe duodenale
3.   -  Kur vuan nga hiperaciditeti
4.   -  Kur vuan nga enterokoliti
5.   – Kur vuan nga sëmundje të miokardit

Përdorimi i vajit të sinapit në fytyrë: www.facebook.com/Orjent.Line
         Vaji i sinapit përthithet me shpejtësi nga lëkura, të cilën e zbut dhe e hidraton, ndërkohë që, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, e mbron lëkurën nga shfaqja e rrudhave dhe nga shenjat e tjera të plakjes së parakohshme. (Është rasti këtu të rikujtojmë që vitamina A dhe vitamina E, të cilat gjinden me shumicë te vaji i sinapit, quhen edhe  “vitamina të rinisë”).

          Për këto arsye, ky vaj ka një rëndësi të veçantë për parandalimin e plakjes së lëkurës në moshat e reja dhe të mesme, ndërsa në moshat e mëdha pengon rrënimin maksimal të lëkurës së fytyrës.
          Vaji i sinapit, përveç efektit rinues e zbukurues, për lëkurën e gjithë trupit dhe, veçanërisht për lëkurën e fytyrës, ka edhe efekt kurativ. Shërben më së miri për të kuruar këto  sëmundje të rënda të lëkurës:

n  mykun
n  ekzemën
n  psoriazën
n  herpesin
n  aknet
n  seborrean
n  dermatitet 

           Përveç veprimit kurues, në të njëjtën kohë vaji i sinapit e furnizon lëkurën me sasi të mëdha të vitaminave A dhe E, si dhe me acide yndyrore shumë të ngopura. Këta komponentë i sigurojnë lëkurës hidratim në thellësi si dhe ushqim cilësor natyral, duke i dhënë asaj, pamje të shëndetshme dhe rinore, për një kohë të gjatë.
            Është me rëndësi të theksohet edhe fakti që vaji i sinapit është ndër mbrojtësit më të mirë nga rrezet UV, duke siguruar kështu një mbrojtje të vlefshme të lëkurës nga plakja e parakohshme. (Ky fakt është i rëndësishëm edhe për mbrojtjen e flokëve nga dëmtimi i rrezeve  të diellit në plazh, etj.)

           Estetistët e përdorin këtë vaj për të prodhuar maska dhe kremra të studiura për lëkurë të thatë, të kombinuar ose të yndyrshme, gjithashtu edhe për lëkurë që janë nxirë shumë nga dielli.

          Disa mënyra përdorimi të vajit të sinapit në lëkurën e fytyrës: www.facebook.com/Orjent.Line

           Kozmetologjia moderne ka bërë hapa gjigande përpara, në kujdesin për lëkurën e fytyrës, por asnjë ndërmarrje botërore që studion e prodhon produkte kozmetike nuk ka arritur të krijojë ndonjë produkt që të jetë për fytyrën më i dobishëm sesa vajrat  vegjetalë 100 % natyralë.  
            Superioriteti i vajrave vegjetalë në kozmetikë spjegohet me përmbajtjen në sasi dhe në cilësi ekselente të substancave ushqyese, për të cilat lëkura ka nevojë të domosdoshme. Pra, vajrat vegjetalë natyralë janë një burim i shkëlqyer ushqimi për lëkurën e çdo lloji.
 
            1 – Lëkura normale nuk do trajtohet si tip më vete, sepse në verë, lëkura normale duhet trajtuar njëlloj si lëkura e yndyrshme, ndërsa në dimër, lëkura normale duhet trajtuar njëlloj si lëkura e thatë.
            2  -- Lëkura e thatë. Kjo lloj lëkure e ka të domosdoshme trajtimin me vajra vegjetalë. Vajrat më të rekomanduar për këtë lloj lëkure, janë:

n  Vaji i ullirit
n  Vaji i kokosit
n  Vaji i suzamit
n  Vaji i farave të pjeshkës
n  Vaji i farave të rrushit
n  Vaji i farave të linit
n  Vaji i sythave të grurit

Të gjithë këta vajra mund të përdoren për të masazhuar lëkurën e fytyrës, por mund të
përdoren edhe në formë kremi, apo maske.
Vaji i ullirit dhe vaji i linit kanë edhe veprim të ndjeshëm pastrues. Për këtë, mjafton të
hedhim pak vaj në një tampon pambuku dhe me të të fërkojmë fytyrën, pa përdorur shumë forcë.  
            Maskat me vajra vegjetalë e ushqejnë mirë lëkurën, e bëjnë të lëmuar, e rinojnë dhe, natyrisht, i parandalojnë rrudhat, ose, kur janë shfaqur tashmë, i zbutin dhe i bëjnë më pak të dukshme.

            Një maskë shumë e dobishme për lëkurë të thatëwww.facebook.com/Orjent.Line
            Pastroje nga lëkura një gjysmë banane, pastaj shtype me një pirun deri sa të bëhet si krem. Shtoji një lugë gjelle vaj ulliri (të vërtetë) natyral, mund t’i shtosh edhe një lugë kafeje mjaltë (natyral), i përzien të gjitha dhe i vendos në fytyrë 15-25 minuta.
            Shplarja e fytyrës bëhet me ujë pak-pak të vakët. Efekti është fantastik.  

3  -- Vajra vegjetalë për lëkurë të yndyrshme:

n  Vaj kalendule
n  Vaj sinapi
n  Vaj lulebasani
n  Vaj lajthie
n  Vaj suzami 
n  Vaj i farave të rrushit   

Këta vajra, përdoren të pastër, të kombinuar, në formë maske ose në formë kremi.

n  Një maskë e mrekullueshme për lëkurë të yndyrshme, përgatitet në këtë
mënyrë:
Marrim një lugë gjelle me miell të freskët tërshëre, i hedhim pak ujë të nxehtë sa të bëhet si qull, pastaj i shtojmë një lugë gjelle me vaj sinapi. E shpërndajmë në fytyrë me delikatesë, e lëmë 15-25 minuta, pastaj e lajmë me ujë pak të vakët dhe e lyejmë fytyrën me një krem natyral të prodhuar me vaj kalendule, suzami ose të farave të rrushit.   

Po japim disa maska me vaj sinapi, të përdoruara në raste të ndryshme: www.facebook.com/Orjent.Line

            Maskë për lëkurë problematike: Pjesët problematike të lëkurës, 1-2 herë në ditë lyhen me vaj sinapi (ose me vaj të avokados, apo të bajameve), të përziera me pak miell tërshëre. Lyerja vazhdon 15-30 minuta, pastaj shplahet.

            Maskë për lëkurë mikse: Për lëkurën mikse mund të përdoret lyerje me vaj të pastër  sinapi, ose vaj sinapi me 2% vaj esencial të mentes, ose të lulelivandos. (Para përdorimit të parë bëni gjithmonë një prove alergjie.)

            Maskë për lëkurë të lodhur: Marrim një lugë gjelle me vaj sinapi, shtojmë dy pika vaj esencial të mentes, tre pika vaj esencial livandoje, dy pika vaj esencial dafine, një lugë kafeje me lëng të rrënjës së angjinares së Jaruzalemit dhe një lugë kafeje me miell tërshëre. I përziejmë mirë dhe i vendosim në fytyrë. Këtë maskë e mbajmë 30 minuta, pastaj e shplajmë.

         Maskë për lëkurë me akne, ose të irrituarNë këtë rast përdorimi është shumë i thjeshtë: në 60 ml. vaj sinapi hedhim 1 ml. vaj esencial të livandos, i përziejmë mirë dhe, këtë përzierje e përdorim për të lyer fytyrën në mëngjes dhe në mbrëmje.
            Nëse aknet (jo irritimi) janë rezistente, kësaj përzierje mund t’i shtojmë edhe një mililitër vaj esencial të rozmarinës, ose të sherbelit, sipas tolerancës individuale.

         
Maskë (locion) hidratuese që mund të përdoret për kujdesin e përditshëm të lëkurës:

            Për kujddesin e përditshëm të lëkurës, vaji i sinapit mund të përdoret i pastër, nëse lëkura e toleron mirë, ose i pëzier në raport 1:1 (një me një) me vaj suzami, ma vaj bajame, me vaj lajthie, me vaj luledielli, etj., sipas kërkesave biologjike të lëkurës tuaj. Në të gjitha rastet, për një efektivitet edhe më të madh, mund t’i shtoni vaj esencial të livandos, të rozmarinos, të mentes apo të dafinës, në masën jo më shumë se 2 %.
            Këto përzierje mund të përdoren më së miri edhe për të lyer trupin, pas dushit ose banjos.


           Flokët:

           Vaji i sinapit është një produkt tonizues dhe përforcues  perfekt për flokët www.facebook.com/Orjent.Line
.
       Ky vaj është një stimulues i fuqishëm natyral për rritjen e flokëve, duke ushqyer drejpërdrejt rrënjën e tyre me vitamina të domosdoshme, si dhe duke shtuar njëkohësisht
fluksin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës.
            Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti që vaji i sinapit kryen edhe veprim të fuqishëm pastrues nga mikrobet, të lëkurës së kokës, për shkak të cilësive të tij baktericide.
             Ndërkohë, riekuilibron prodhimin e sebos, duke luftuar me sukses zbokthin, i cili është një nga shkaqet  kryesore të rënies së flokëve.
              Efekti i përdorimit të vajit të sinapit në flokë është befasues: flokët bëhen të butë, të lëshuar e të rrëshqitshëm, si prej mëndafshi. Ky vaj e lehtëson shumë krehjen e çdo lloj floku, edhe të atyre me kaçurela kapriçoze.
              Vaji i sinapit iu jep flokëve pamje të bukur, iu jep shkëlqim dhe gjallëri.

              Mënyra praktike të kurimit dhe të kujdesit të flokëve me vaj  sinapiwww.facebook.com/Orjent.Line

1       – a) - Në qoftë se dikush vuan prej shumë kohësh nga zbokthi dhe nuk e heq dot
qafe atë, mund të provojë me sukses vajin e sinapit.
                Për të hequr qafe zbokthin dhe, njëkohësisht për të forcuar e zbukuruar flokët, merr 50 gr. rrënjë hithre të grirë, merr edhe 100 ml. vaj sinapi, ngrohi 15 minuta në banjo-mari, pastaj vendosi në një vend pa dritë dhe leri në qetësi 15 ditë. Pas kësaj kohe filtroje vajin dhe përdore për të lyer tre herë në javë lëkurën e kokës. Pas dy orësh, ose më shumë, koka duhet larë me shampo natyrale.
                         b) – Për të njëjtin problem, mund të përdoret edhe vaj i pastër sinapi, në të cilin tretim një, ose dy gram vaj rozmarine, për 100 gr. vaj. Me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, një ose dy herë në javë, sipas llojit dhe ndjeshmërisë individuale të flokëve. 
2       -- Vaji i sinapit mund të përdoret edhe i vetëm, direkt në lëkurën e kokës.
Shpërndahet me gishtat e dorës, duke masazhuar lehtë gjithë lëkurën.
                Nëse nuk jep nxehje të tepruar të lëkurës, larja mund të bëhet pas një ore ose më shumë, sipas nevojës. Nëse jep nxehje të tepruar, për shkak të ndjeshmërisë tuaj të lartë, lajeni kokën shpejt dhe, herën tjetër vajin e sinapit duhet ta përzieni me vaj lini ose ulliri. Në këtë mënyrë efekti mund të jetë më i ngadalshëm, por më i sigurtë. Ky trajtim duhet bërë një, ose dy herë në javë, sipas nevojës.
3       --  Maskë me vaj sinapi dhe me sheqer, që ndihmon për forcimin dhe për
rritjen e shpejtë të flokëve. Shërben edhe për ripërtëritje të flokëve pas dëmtimit nga dielli, ose pas shfaqjes së dopio majave.

                Maska me vaj sinapi për flokët, në lëkurën e kokës krijon efekt ngrohës, shton qarkullimin e gjakut dhe ushqen mirë rrënjët e flokëve. Si rezultat i këtij ndikimi, flokët bëhen më të fortë e më të dendur. Vaji i sinapit ka edhe cilësi tharëse, përthith yndyrën dhe  normalizon funksionin e gjëndrave yndyrore, prandaj, i papërzier përdoret më shumë si maskë për flokë të yndyrshëm.
                 Për flokë normalë, ose të thatë, ky vaj, edhe në maska, përzihet në raport 1:1 me vaj lini ose me vaj kokosi.
              
              Receta e maskës me vaj sinapi dhe me sheqer për forcimin dhe rritjen e shpejtë të flokëve: www.facebook.com/Orjent.Line

              Merr 2 lugë gjelle vaj sinapi të shtrydhur me sistemin e ftohtë, shtoi 1 lugë kafeje me sheqer dhe përzieji mirë, gjersa sheqeri të tretet plotësisht. Kësaj maske mund t’i shtohet edhe gjysmë e verdhë veze dhe një lugë çaji vaj lini. (Shqerin mund ta zëvendësojmë me mjaltë.)
             Pasi gjithçka është përzier mirë, me këtë përzierje lyejmë lëkurën e kokës, duke e masazhuar pa pushim disa minuta.
             
            Kujdes!
n  Para përdorimit të kësaj maske, bëni një prove alergjie në një pjesë të vogël
të lëkurës së kokës. Nëse prova e lejon përdorimin e kësaj maske, vazhdoni me qetësi.
n Pas lyerjes së kokës me këtë maskë, lëkura duhet të ngrohet, më pak ose më
shumë, sipas llojit të vajit të përdorur (sepse ekzistojnë disa lloje të ndryshme sinapi). Nëse ngrohja është lehtësisht e perceptueshme, domethënë normale, maskën mund ta mbash nga 30 minuta deri në 2 orë, pastaj e lan me shampo natyrale.
n  Në qoftë se ngrohja është e pakët, e pamjaftueshme, herën tjetër shto edhe
një tjetër lugë kafeje me sheqer.
n  Në qoftë se ngrohja është e fortë qysh në fillim, dhe, në qoftë se shkon deri
në nxehje, koka duhet larë menjëherë dhe, herën tjetër në maskë hidh vetëm gjysmë lugë kafeje me sheqer.

      Nëse keni flokë normalë, kjo maskë bëhet një herë në javë. Nëse flokët tuaj janë të yndyrshëm, këtë maskë duhet ta bëni dy herë në javë, deri në stabilizim të yndyrës, pastaj vazhdoni ta vendosni një herë në javë.

      Nëse flokët tuaj janë të thatë, vaji që pëdoret në këtë maskë duhet përzier në raport 1:1 me vaj lini, ose me vaj kokosi.

       Kjo maskë mund të kombinohet edhe me maska thjesht ushqyese, me vajra yndyrorë dhe bimë mjekësore, sipas preferencës tuaj.


Fusha të mbjella me lulen e sinapit.


60 ml - 9 mijë lekë (të vjetra).
Këtë vaj mund ta porositni 100% NATYRAL vetëm në ADRESAT:


Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) Përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

.

Durrës - 
  Perballë Torres Ne ambjentet e katit te Pare te Soho Lounge - Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00


No comments:

Post a Comment