Tuesday, September 17, 2013

Ushqimet që luftojnë aknet

         Të kesh një fytyrë të pastër është më e lehtë nga ç'mendon. Mjafton të lexosh këshillat e mëposhtme.



        Aknet, janë një gjendje acarimi e zakoshme dhe e shpeshtë e lëkurës, të cilat kijohen si pasojë e yndyrës së tepërt, mos funkisonimi i mirë i poreve (për shkak të bllokimit të tyre), dhe ushiqimi jo i shëndetshëm. Ambjenti dhe papastërtia që na rrethojnë janë gjithashtu një arsye. Si pasojë krijohen aknet, puçrat, pikat e zeza. 
         Një faktor tjetër janë edhe çrregullimet hormonale, prandaj ato shfaqen më shumë gjatë adoleshencës.

         Përveç higjenës maksimale, një dietë e shëndetshme do të ndihmonte shumë në pakësimin e tyre.



Ja disa prej tyre:

1
. Frutat dhe Perimet – Këto janë burimi kryesor i anti-oksidantëve, të cilat e ndihmojnë trupin të mbrohet nga mikrobet, baktertiet dhe infeksionet.
Sipas Qendrës Mjekësore Universitetare në Maryland , të marësh sasi të mjaftueshme të Vitaminës A - një ushqyes që gjendet tek Portokallet dhe Jeshillëqet, - siguron të mira të mjaftueshme, aq sa për të zëvendësuar ilaçe të ndryshme që shiten për të kuruar aknet. Vit A e gjejmë gjithashtu tek karrota, pjeshka, mango, gjethet jeshile, broccoli, patatet e ëmbla, kajsi. Kombinoni nje variacjon frutash e perimesh shumëngjyrëshe, për të pasuruar dietën e përditshme ushqimore. Siç e thamë janë burimi më i pasur i anti-oksidantëve. 

2
. Drithërat – Drithërat kanë shumë vlera ushqyes. Ato përmbajnë hekur, Vit B dhe janë të pasura me fibra. Drithërat përmbajnë pak glukozë dhe kjo do të thotë që ndikojnë shumë pak në gjak (nuk rrisin sheqernat në gjak) krahasuar me ushqimet e pasura me glukozë. Kur bleni ushqime sigurohuni që, drithërat të jenë përmbajtja kryesore.Të dobishme janë; tërshëra, mielli integral, orizi kaf, orizi i egër, quinoa dhe popcorn.

3. Peshku – Peshku është shumë i pasur me Proteina, të cilat ndihmojnë për të ekulibruar sasinë sheqerit në gjak. Acidet yndyrore Omega-3, përveçse ndihmojnë në funskionin sa më të mië të trurit dhe zemrës, pakësojnë dhe pezullojnë acarimet në lëkurë, të cilat shkaktojnë akne ose puçra. Sipas "Skin Therapy Newsletter." Burimet më të mira janë toni, salmon, sardele dhe trofta liqeni, të cilat duhet të jenë patjetër pjesë e ushqimit (2-3 herë në javë). 

4. Omega-3 Lini, Lajthia dhe Kanola – Këto janë bimët më të pasura me Omega-3. Lini është gjithashtu i pasur me fibra, ndërsa lajthitë përmbajnë edhe manganese , Vit E dhe tryptophan – një aminoacid që e qetëson lëkurën. Ndërkohë Kanola Oil mund të zëvendësojë fare mire gjalpin, margarinën ose vajra industrialë të pashendetshëm. 


5. Acidet yndyrore Omega-3 përmbjanë anti-oksidantë të fuqishëm për të ruajtur shëndetin dhe elasticitetin e lëkurës. Këto ndihmojnë edhe në pakësimin e shenjave të akneve. Sipas ‘American Heart Association’ këto acide yndyrore mrekullibërëse, ndihmojnë edhe në forcimin e zemrës.

6. Molusqe / karakelca deti – falë përbërjse së tyre, shumë të pasura me Zink, ndihmojnë dhe kanë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Ky ushqim akne-kurativ, duhet të jetë pjesë e tavolinës të paktën 1 – 2 herë në javë. 


7. Selenium – disa burime të mira janë, toni, gjeli i detit, bifteku, drithërat, veza, orizi kaf dhe lajthitë. 




Ushqime që përkeqësojnë gjendjen e lëkurës dhe shtojnë papastëritë dhe aknet.

1. Sheqeri i përpunuar (sheqeri i bardhë).
2. Yndyrnat e dëmshme (yndyrna të pashëndetshme). 
3. Ushqimet e kripura.

       Për të luftuar aknet, organizmi duhet të jetë në gjendje optimale. Nëse ju e ushqeni atë, me ushqime të ndenjura, fast-foode, ushqime të konservuara, dhe shumë të përpunuara, ju vetëm do i shtoni bakteriet dhe infeksionet. Këto ushqime e shtojnë yndyrën dhe mikrobet në lëkurë, duke prodhuar kështu akne, puçra, pika të zeza. 




Këshilla higjene.


        Mos i lejoni flokët t’ju bien ne fytyre gjatë gjithë kohës. Ato rmbajnë shumë papastërti nga ambjenti dhe të gjitha bien mbi lëkurë. Bëni mire t’i mbani të lidhura gjatë orëve të gjata që jeni jashtë.


       Mos e prekni fytyrën me duar të papastra kur jeni ne shkollë / punë me orë të tëra .
Lajeni me sapun të përshatshëm në mëngjes dhe darkë. Ndërrojeni këllëfin e jastëkut çdo natë (në rast se keni akne).
      Produktet komzetike duhe zgjedhur me kujdes. Më të mirat janë ato me përmbajtje dhe esktrakte bimore. 

      Evitoni pudrat sepse bllokojne ajrosjen e poreve, pervec kësaj e ushqejnë lëkurë me kimikate të cilat sjellin vetëm dëme në lëkurë.


No comments:

Post a Comment